ShowBiz

Elia dhe Princ Leka dërgojnë kartolinën e urimit

Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë realizuar kartolinën e festave. Ata dhe dy qenushët e tyre kanë pozuar përpara bredhit dhe kjo foto përbën kartolinën e këtij viti. Elia e ka shpërndarë foton në Instagram dhe ka bërë kështu edhe urimin e familjes së tyre.
“Të dashur miq, ju urojmë Festa të Gëzuara! Kjo është java më e bukur e vitit, ku të gjithë bashkohemi në familje, festojmë e dhurojmë dashuri. Në këtë fund dhjetori dëshirojmë të shprehim një mendim të ngrohtë dhe të veçantë për të gjithë ata, që nuk i kanë të afërmit pranë! Ju mbajmë në zemër! Elia & Leka”, shkroi Elia në emër të të dyve.

Gëzuar festat nga të sapomartuarit!