ShowBiz

Arian Çani ‘ngacmon’ Renato Mekollin – I lidhur me vajzë, apo djalë?

Renato Mekolli është shndërruar tashmë në një personazh mjaft të dashur. Ka qenë i ftuar dje në “Zonë e Lirë” dhe është “ngacmuar” nga Arian Çani, përsa i përket jetës personale dhe lidhjeve të dashurisë. Ariani e ka pyetur a është në një lidhje me ndonjë vajzë, apo me ndonjë djalë, pasi gojët e liga flasin. Renato ka ditur ta kalojë me shumë sportivitet dhe zgjuarsi këtë pyetje, duke i justifikuar “gojët e liga” se flasin për shkak të theksit, që ai ka në të folur. Ky theks është i imponuar nga periudha e gjatë e jetesës në Greqi.
Renato në përfundim ka lënë të kuptohet se ndodhet në një lidhje, por ende nuk e ka rrëfyer emrin e asaj, që ia ka vjedhur zemrën.

Intervista do të vendoset, kur të ngarkohet në kanalin zyrtar!