ShowBiz

Elton Deda dhe e dashura shkëmbejnë mesazhe dashurie – Ja si e ngacmon ajo

Elton Deda është duke shijuar ditët e lumtura me partneren e tij Adelën. Ata nuk ngurrojnë të shprehin shpesh ndjenjat për njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale, duke e bërë kështu më të admirueshme marrëdhënien e tyre. Në një foto të shkëputur nga pushimet, Elton Deda ka shkruar: “Ti je dashuri…”. Këtij komenti të ëmbël e dashura e tij i është përgjigjur vetëm me një zemër dhe ai sërish ka vazhduar me një tjetër koment: “E ëmbla ime ti je jo vetëm dashuri… ti je poezi!”, ka shkruar Eltoni. Pas këtij dedikimi Adela ka vendosur të komentojë pak më gjatë, duke e ngacmuar paksa të dashurin.
“Omg! Kështu siç e ke nisur, çmimin e radhës Nobel, pas Bob Dylan, do e marrësh ti…”, ka shkruar ajo.

Pëshpërima dashurie: