ShowBiz

Ledina Çelo flet pas festivalit – Çfarë nuk shkoi mirë?

U diskutua gjatë në media Festivali i Fundvitit, por u lakua jo pak herë edhe prezantuesja Ledina Çelo. Pas përfundimit të tij dhe komenteve Ledina ka dhënë një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Ajo ka sqaruar se nuk kishte bërë asnjëherë prova gjenerale dhe se skenarin e kishte marrë në dorë 2 orë përpara shfaqjes. Ledina ka sqaruar gjithashtu se fustani i zi i diskutuar gjatë në media për shkak të transparencës, është fotografuar për qëllime dashakeqëse me blic.

Pavarësisht gjithçkaje që u tha Ledina sqaroi me qetësi dhe dashamirësi gjithçka që ndodhi.