ShowBiz

Arbana Osmani jep detaje mbi ‘Big Brother’ – Si do të jetë ketë vit

Arbana Osmani ka qenë një prej të ftuarave në “Pasdite në Top Channel”, në mbrëmjen kur pritej ndërrimi i viteve. Ajo ka folur rreth projekteve të 2016- ës dhe atyre që do të vijnë këtë vit. Pas suksesit që pati “Dua të të bëj të lumtur”, do të ketë edhe një sezon të dytë, por përpara tij, do të vijë “Big Brother”. Arbana është prezantuesja historike e këtij “Reality Show” dhe do të jetë sërish mderatorja e tij. Megjithatë ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit “Big Brother” do të jetë ndryshe. Risia do të jetë se brenda tij do të futen disa çifte dhe do të jetë interesant bashkëveprimi i tyre, duke qëndruar të mbyllur. Nëse vitet e tjera ka pasur një interes për lidhjet që krijohen, tani do të ketë interes për jetëgjatësinë e këtyre lidhjeve, në njëfarë mënyre.

Përveç kësaj Arbana ka treguar se pas “Dua të të bëj të lumtur”, dëshiron që edhe në “Big Brother” të përcillen vlera. Ndaj një vendim i prerë është edhe fakti se këtë vit, marrëdhëniet seksuale do të jenë të ndaluara.
Programi do të nisë në muajin Mars dhe pritet të fitojë vëmendjen e publikut.

Intervista:

https://www.youtube.com/watch?v=2W9j6hTSbNs

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2W9j6hTSbNs

Burimi i fotos: Top Channel