Aktualitet

Serbia keqpërdor Interpolin – Ja qëndrimi i Amerikës për Ramush Haradinaj

“Ndalimi i Ramush Haradinajt, i papranueshëm”, thotë Engel. Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti demokrat, Eliot L. Engel, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, ka bërë dje deklaratën e tij mbi ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në deklaratën e tij ai ka thënë: “Është e papranueshme, që Serbia është duke abuzuar me Interpolin me një vendim për të ndaluar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe drejtësisë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë liruar Zotin Haradinaj dy herë. Ky veprim rrit tensionet dhe gjasat për konflikt në të ardhmen. Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës, për të përshpejtuar përpunimin e çështjes Haradinaj dhe lirimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.”
Ai ka vazhduar më tej, duke theksuar se: “Kreu 35 i procesit të pranimit në BE të Beogradit thotë se Serbia duhet të veprojë në mirëbesim për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Abuzimi i Serbisë në procesin e njoftimit të kuq është një shkelje themelore e këtij angazhimi dhe BE- ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet në besimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.”
Ky është qëndrimi që Amerika mban ndaj këtij ndalimi të bërë tre ditë më parë.

Foto e letrës së Z. Engel:

Burimi i lajmit dhe fotos: https://democrats-foreignaffairs.house.gov/news/press-releases/engel-detention-ramush-haradinaj-unacceptable

Burimi i fotos se Haradinajt: https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179643175493438.10889.179643115493444/382622811862139/?type=1&theater