Aktualitet

Këto ishin fjalët prekëse të Obamës për bashkëshorten e tij Michelle!

Obama ka mbajtur të ashtuquajturin “Fjalimi i Lamtumirës”, në të cilin është përlotur, duke prekur kështu jo vetëm të pranishmit, por mbarë botën. Mes gjithë të tjerave, ai falënderoi Zonjën e Parë Michelle, duke iu drejtuar: “Michelle kanë kaluar 25 vite, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol, të cilin nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, me stil dhe humor të mirë.
E ke bërë Shtëpinë e Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e rinj do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty për model. Më ke bërë krenar dhe e ke bërë krenar edhe vendin”.
Këto fjalë përlotën jo vetëm çiftin Obama, por të gjithë të pranishmit!

Për të dëgjuar gjithë fjalimin e tij, shpërndarë nga profili i Ambasadës Amerikane në Shqipëri:

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10154323089560838

Link: https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10154323089560838

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/watch-barack-obama-address-michelle-in-his-farewell-speech-2017-1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BLHLHtPBjIW/?taken-by=barackobama&hl=en