ShowBiz

Zbulohet sekreti i familjes Hoxha – Çfarë ndodhte me Sarën kur ishte e vogël?

Çdo familje përpos dashurinë së madhe që ka për anëtarët e saj, ruan brenda edhe një sërë sekretesh, të cilat shpeshherë janë edhe interesante. Ka qenë Lori Hoxha ajo që këtë herë ka zbuluar një sekret të familjes së saj, specifikisht të së ëmës dhe Sarës. Lori siç dihet është vajza e madhe e familjes dhe Sara ka ardhur pak kohë pas saj. Kur familja është gëzuar së pari me një vajzë, dëshiron që herën tjetër të gëzohet me një djalë dhe kjo ishte edhe dëshira e çifit Hoxha, në atë kohë. Pasi fëmija i dytë Sara, rezultoi të ishte një vajzë simpatike, e ëma e gjeti zgjidhjen. Ajo e veshi si djalë dhe ia preu flokët si djalë gjithashtu.
Lori ka postuar një foto, në të cilën Sarës së vogël me flokët e shkurtra i ngjason shumë i vëllai Itan, për të cilin prindërve iu desh të prisnin edhe pak, pasi edhe fëmija i tretë rezultoi të ishte vajzë.

Kur Sara dukej si djalë:

Burimi i fotos: http://www.albeu.com/galeria/images/164382.jpg