ShowBiz

Pas lajmeve për divorcin e Sajmir Çilit, mediat do të përballen me ligjin

Sajmir Çili ka qenë i ftuar në programin e Rudina Magjistarit, në të cilin ka folur rreth projekteve që ai është duke realizuar. Ndër shumë të tjera Rudina nuk mund të mos e pyeste edhe për lajmin që bëri bujë pak javë më parë, të divorcit të tij me bashkëshorten këngëtare, Suela Kalaja. Lajmet shkruajtën në ato ditë se çifti kishte kërkuar “Urdhër mbrojtjeje” dhe se ndarja nuk kishte qenë e paqtë mes tyre. Sajmiri te Rudina tregoi se procesi i divorcit kishte përfunduar tashmë dhe se të gjitha mediat që kishin keqinformuar, do të përballeshin me ligjin.

Për më shumë, ky ishte momenti:

Link: https://youtu.be/1wntPWQgZdE?t=9m26s