ShowBiz

Ardit Gjebrea e kujton me dhimbje dhe nostalgji

Ardit Gjebrea i ka dhënë lamtumirën artistes së madhe Anita Take. Ai ka kujtuar disa nga momentet, në të cilat ka pasur fatin të jetë pranë saj. Arditi ka rrëfyer se e ftuara e parë e programit “E Diela Shqiptare”, në vitin 2008, kur nisi transmetimet, ishte pikërisht Anita. Një tjetër rast, të cilin e kujton me nostalgji tashmë, është edhe ai në të cilin Anita ishte presidente jurie në edicionin e parë të “Kënga Magjike”, në vitin 1999.
Arditi e përmbylli postimin e tij, duke shkruar: “Do të mbetesh përjetësisht në kujtesën e vlerave të këngës shqipe! Paqe për ty në jetën tjetër!”

https://www.instagram.com/p/BPNkuuBhFBs/?taken-by=arditgjebrea&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BPNkuuBhFBs/?taken-by=arditgjebrea&hl=en