ShowBiz

Viktoria Beckham padit shoqet e grupit – Shkatërrohen planet e vajzave?

Po qarkullon lajmi në formë thashethemi se Victoria Beckham do të padisë ish-grupin “Spice Girls”. Ajo ka folur edhe më parë për marrëdhëniet disi të ftohta me vajzat e grupit dhe refuzoi ftesën për ribashkim pak kohë më parë. Pavarësisht refuzimit të Viktorias dhe të një tjetër anëtareje, pjesa tjetër e vajzave kishin vendosur të riktheheshin, por Victoria nuk ua lejon këndimin e këngëve, të cilat janë të përbashkëta. Nëse gjithçka është e vërtetë, atëherë rikthimi i “Spice Girls” do të jetë i vështirë.

Burimi i lajmit: http://www.stuff.co.nz/entertainment/music/88438860/victoria-beckham-is-reportedly-suing-the-spice-girls-over-reunion-plans

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BRY62WlhL7O/?taken-by=victoriabeckham&hl=en