ShowBiz

E shtuna e shëtitjeve me fëmijët – Del edhe Sara me London Noor

Sara, Lori dhe London Noor kanë shijuar diellin e sotëm. Ndryshe nga fundjava e kaluar kur për shkak të temperaturave të ulëta Sara dhe Ledioni shëtitën brenda një qendre tregtare, këtë herë shijuan rrezet e diellit. Ka qenë Lori ajo që ka fotografuar të motrën me djalin dhe e ka publikuar më pas këtë foto në Snap. Siç duket nga drejtimi që karroca e djalit ka marrë, ata janë nisur për te kodrat e liqenit.

Kujtojmë se Xhemi dhe Miriami postuan sot gjithashtu, foto gjatë shëtitjeve me fëmijët. Sepse sot doli dielli!

Kjo ndoshta është shëtitja e parë në diell e London, i cili lindi më 13 Dhjetor.