ShowBiz

Ish e dashura e Majkit i dedikon fjalë të ëmbla bebit ende të palindur

Lajmi se Majki dhe e dashura e tij ishin ndarë bëri një bujë të madhe mediatike, pasi në atë kohë të gjithë menduan se çifti do ta zyrtarizonte më tepër marrëdhënien. Menjëherë pas lajmit të ndarjes erdhi lajmi i një shtatzënie të Majlindës. Ajo madje shkroi se ishte shumë e lumtur dhe se ishte një djalë.
Pas këtij lajmi Majki deklaroi se nuk ishte në dijeni të një shtatzënie dhe ndërkohë që ngjarja kishte filluar të harrohej, vjen një tjetër postim nga Majlinda, e cila i dedikon këtë herë disa fjalë djalit të saj të palindur. Ndër të tjera ajo i shkruan se vetëm ai e di sesi rreh zemra e saj nga brenda. Pas gjithë këtyre lajmeve çështja mbetet enigmë dhe e pakonfirmuar zyrtarisht. A është Majlinda në pritje të një djali?