Prej disa ditësh Juliana Pasha ka shfaqur një tjetër talent dhe pasion, që nuk ka fort lidhje me muzikën. Ajo ka treguar se gatimi është një tjetër dashuri. Juli përpiqet që ta ushtrojë këtë pasion sa herë që mundet në shtëpi, për të gatuar pjata të shijshme. Menjëherë pas këtyre deklarateve, vjen një tjetër postim nga artistja, e cila tregon se do të ndryshojë profesion.
“Do ndryshoj profesion më duket”, ka shkruar ajo në foton ku gjendet përballë një kuzhine. Ndjekësit i kanë sugjeruar t`i bëjë të dyja, pasi ajo mundet. Do të ishte interesante në fakt dhe pjatat e saj të gatuara me muzikë do të ishin vërtetë të shijshme.
Postimi i saj: