Aktualitet

Pas zgjedhjes së Trump kompanitë transferohen edhe në Amerikë – Apple planifikon një fabrikë në USA

Pas zgjedhjes së Presidentit Trump, duket se disa kompani të mëdhaja do të hapin fabrika prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duket se me Trump-in President kanë një stimul më shumë.
Një ndër këto kompani është edhe Apple. Prodhuesi i iPhone dhe kontraktori kryesor i saj duan të vënë deri në shtatë miliardë dollarë amerikanë në një prodhim të ri në Amerikë. Apple dhe prodhuesi i saj “Foxconn” janë duke konsideruar transferimin e pjesëve të prodhimit nga Azia në Amerikë. Thuhet se do të investohen deri në 7 miliardë dollarë amerikanë në prodhimin e ekranëve dhe do të hapen rreth 50 mijë vende pune. Gjithashtu niveli i lartë i automatizimit, do të çojë edhe në përdorimin në masë të robotikës. Aktualisht gjithçka është në fazën e diskutimit.

Foxconn po planifikon edhe një tjetër fabrikë në “Rust Belt” shtetin e Pensilvanisë, ku mund të prodhohen pjesët plastike.

Përveç Foxconn, prodhuesi i dytë më i madh i Apple, Pegatron është pjesë e këtyre negociatave gjithashtu. Apple duket se po ndjek të njëjtat taktika në planet e saj të prodhimit në USA si në Kinë. Nuk ekzistojnë fabrika të vetat, por fabrika të kontraktuara.
Vëzhguesit presin që kostoja e iPhone dhe produkteve të tjera mund të rriten. Themeluesi i Foxconn, Gou tha se produktet “Made in US” mund të kushtojnë deri në 500 dollarë më shumë, “edhe në qoftë se ata nuk punojnë më mirë se 300 dollarë”, por në fakt kjo teori nuk qëndron pasi prodhimi masiv përfiton nga ekonomitë e shkallës.

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Apple-und-Foxconn-planen-Grossfabrik-in-den-USA-mit-vielen-Robotern-3604733.html

Burimi i fotos: http://imgs.iphonote.com/2014/07/foxconn-sera-bientot-equipee-de-10-000-robots-pour-assembler-les-iphone.jpg