ShowBiz

‘Quest Style Crew’ ndryshon logon – Ç’kuptim ka kurora në të?

“Quest Style Crew” ka lënë pas një vit të mbushur me suksese dhe nisur nga ky fakt Andi Murra dhe grupi i tij kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në logo.
Andi ka shpjeguar historikun e vendosjes së emrit fillimisht, për të arritur më pas në ndryshimin e fundit. “Quest” do të thotë “kërkim”, “style”, është “stil” dhe “Crew”, do të thotë grup. Në themelimin e këtij grupi, organizatorët ishin në kërkim të personave me stil të njëjtë kërcimi dhe ndaj u vendos ky emër. Mirëpo duke pasur parasysh gjithë sukseset, sidomos të vitit të fundit dhe rekordeve që ky grup ka thyer, kanë vendosur në logon e tyre një kurorë, si simbol të Royal Family, meqë ata ishin internacionalët e parë, që grupi arriti t`i sjellë në Shqipëri, duke e çuar kështu historikun e kërcimit shqiptar në një tjetër faqe.

Kjo është logo: