Specialistët e gjuhës së trupit, që është pjesë e komunikimit joverbal, kanë bërë një analizë të lëvizjeve të çiftit Trump. Ata kanë analizuar me kujdes disa momente gjatë ditës së Inagurimit.
Një prej momenteve tipik ka qenë ai i daljes nga makina dhe hyrjes për në Shtëpinë e Bardhë. Trump u drejtua për nga shkallët, u takua me çiftin Obama dhe nuk e priti të shoqen, për ta ndihmuar të ngjiteshin bashkë. Ai madje nuk e ktheu as kokën pas, për t`u siguruar që e shoqja ishte mirë dhe po vinte pas tij.
Një tjetër moment ishte edhe ai gjatë kërcimit, në të cilin sipas ekspertëve Trump ishte i tërhequr nga hiret e së shoqes, por ajo ka bërë një hap prapa, për të mos u afruar shumë me të, që të kërcenin në mënyrë solide.
Krahasimi është ndikuar gjithashtu edhe nga çifti Obama dhe sjellja e tyre me njëri-tjetrin.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BPdFHeHDpCE/?taken-by=realdonaldtrump&hl=en