ShowBiz

I jep fund martesës aktorja e famshme

Scarlett Johansson është aktorja, e cila ka luajtur në disa filma të njohur si: “Captain America: Civil War”, “Her”, “Avengers”, “Match Point” ndër shumë të tjerë. Në pjesën më të madhe të pjesëmarrjeve ajo ka luajtur rolin e protagonistes. Megjithatë lajmi i orëve të fundit është drejtuar për nga jeta personale e saj. Thuhet se ajo dhe bashkëshorti, Romain Dauriac i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ata janë prindër të një vajze dy vjeç, megjithatë duket se tashmë marrëdhënia e tyre ka përfunduar. Johansson dhe ishi-i i saj tashmë, u shfaqën për herë të parë në publik në Nëntor të vitit 2012.

Burimi i lajmit: http://www.usmagazine.com/celebrity-news/news/scarlett-johansson-husband-romain-dauriac-split-after-two-years-of-marriage-w463007

Burimi i fotos: Burimi i fotos: © By Dhirajphotography – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=49521492