Bana Alabed është një vogëlushe 7-vjeçare nga Siria, e cila i ka dedikuar një letër në Twitter Presidentit Trump.
“Duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri sepse ata janë si fëmijët e tu dhe meritojnë paqe si ju”, ka shkruar ndër të tjera vogëlushja.
Ajo momentalisht jeton në Turqi, pasi u largua nga Aleppo me familjen e saj në fund të Dhjetorit. E ëma, Fatemah e ndihmon me llogarinë e saj në Twitter. Ajo ia dërgoi redaksisë së BBC-s letrën, duke i sqaruar se Bana e shkroi disa ditë përpara inagurimit të Trump, pasi e kishte parë disa herë në televizor.
“I dashur Donald Trump,
Emri im është Bana Alabed dhe jam një vajzë 7-vjeçare siriane nga Aleppo. Jetova përgjatë gjithë jetës në lindje të Aleppos, deri në Dhjetor. Jam pjesë e fëmijëve sirian që vuajtën nga lufta në Siri.
Tani kam gjetur paqen në shtëpinë time të re në Turqi. Në Aleppo isha në shkollë, por ajo u shkatërrua nga bombardimet.
Disa prej shokëve të mi vdiqën.
Jam shumë e trishtuar për ta dhe do të doja të ishin me mua, për të luajtur bashkë tani. Nuk mund të luaja në Aleppo, aty ishte vendi i vdekjes.
Tani në Turqi mund të dalë jashtë e të luaj. Mund të shkoj në shkollë edhe pse nuk e kam bërë akoma. Ndaj paqja është e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.
Gjithsesi miliona fëmijë sirian nuk janë si unë tani dhe po vuajnë në zona të ndryshme të Sirisë. Ata po vuajnë për shkak të njerëzve të rritur.
E di se do të jesh President i Amerikës, kështu që a mundesh të lutem t`i shpëtosh njerëzit dhe fëmijët nga Siria. Ju duhet të bëni diçka për fëmijët në Siri sepse ata janë si fëmijët tuaj dhe meritojnë paqe si ju.
Nëse më premton se do ta bësh, jam gati të jem shoqja jote e re.
Jam duke parë se çdo të bësh me ta.”, shkroi Bana në letrën prekëse.
Burimi i lajmit dhe fotos: http://www.bbc.com/news/world-middle-east-38736432