Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përcaktuar datën 27 Janar si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Miliona njerëz të njohur e të panjohur janë solidarizuar në këtë ditë, për të përkujtuar të gjithë ata që u torturuan, mbytën dhe u përdorën për eksperimente nga përpjekjet naziste. Shumë njerëz nga Hungaria, Çekia, Lituania humbën jetën, por ata më të prekurit ishin hebrenjtë.
Jo më kot është përcaktuar kjo datë për t`i përkujtuar viktimat, pasi 27 Janari përkon me çlirimin e kampeve të Auschvitz-Birkenau, në vitin 1945.
Në përkujtim të çdokujt që humbi jetën në ato kohëra!
Burimi i fotos: © George Becker https://www.pexels.com/photo/close-up-of-candle-over-black-background-333515/