Devis Xherahu do të publikojë sonte projektin e shumëpritur. Këtë herë do të jetë një baladë dashurie ajo që do t`ju shoqërojë gjatë. “Muaji i të dashuruarve” po afron, ndaj projekti po vjen në kohën e duhur.
Jo vetëm kaq, por i kontaktuar nga ArkivaNews, Devisi dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë miqtë dhe fansat e tij, duke u shprehur: “Shijoni njerëz dashurinë. Ajo nuk është mëkat. Mos prisni një Shën Valentin, që zgjat vetëm një natë…”
Pavarësisht se na ndajnë pak orë nga publikimi, titulli i baladës mbetet ende surprizë.