ShowBiz

Martohen për herë të dytë David dhe Victoria Beckham

Ata janë një ndër çiftet më jetëgjatë të showbizit. David Beckham dhe Victoria kanë bërë ribetimet e martesës së tyre. Ish-futbollisti ka qenë i ftuar për të dhënë një intervistë në radio, ku ka folur si asnjëherë më parë. Ai ka treguar se gjatë 18 viteve martese ka kaluar disa momente të vështira me Victorian, por sërish i kanë zgjidhur. David ka treguar se kanë bërë së fundmi ribetimet, në një ceremoni shumë private me vetëm 6 njerëz në shtëpi. “Ne e njohim njëri-tjetrin më mirë se kushdo tjetër. Njerëzit mund të kenë folur dhe kanë thënë se ne rrimë së bashku sepse duhet. Sigurisht që jo. Ne qëndrojmë bashkë sepse e duam njëri-tjetrin dhe kemi katër fëmijë të mrekullueshëm.”, ka thënë ai. Ka vazhduar më tej, duke treguar se konflikte kanë pasur si çdo çift që ka fëmijë dhe ndan përgjegjësitë.

Burimi i lajmit: http://www.etonline.com/news/208799_david_beckham_reveals_he_renewed_wedding_vows_with_victoria_beckham_marriage_is_difficult_at_times/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BFuobtzFiMP/?taken-by=victoriabeckham&hl=en