ShowBiz

Pasi i provoi të gjitha mënyrat për ta kontaktuar, ka vetëm një kërkesë: ‘Mos ma le seen’

Zero ka publikuar pak ditë më parë këngën me subjekt të veçantë. Ditët e sotme janë më të thjeshta në aspektin e të krijuarit të mundësive për të kontaktuar me të tjerët. Ka disa forma, për të komunikuar përmes rrjeteve sociale, apo zhvillimit të teknologjisë. Megjithatë pavarësisht mundësive, gjithçka varet nga dëshira. “Ma la seen”, është një ndër shprehjet që përdoret më së shumti në ditët e sotme. Kur dikush që i ke shkruar mesazh e ka lexuar e nuk të është përgjigjur, të shkakton trishtim. Zero e ka titulluar këngën e tij pikërisht “Mos ma le seen”.

Kjo është kënga interesante:

https://www.youtube.com/watch?v=_BOgdlVkMrA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=_BOgdlVkMrA