Aktualitet

Përfundon seanca gjyqësore – Flet Ramush Haradinaj

Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore e mbajtur në Francë për Ramush Haradinajn. Ai u arrestua disa kohë më parë me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia dhe në seancën e zhvilluar përpara disa javësh u lirua me kusht. I duhej të mos largohej nga Franca dhe të paraqitej çdo një javë në institucionet përkatëse. Në seancën e sotme nuk është marrë ende vendimi. “Gjykata do të vendosë më 2 Mars”, ka treguar Haradinaj.

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179643175493438.10889.179643115493444/382622811862139/?type=1&theater