Kelly Clarkson, një ndër këngëtaret më të dashura për publikun ka rrëfyer ngjarjen më të vështirë të jetës. Ajo ka treguar se kur ishte vetëm 23 vjeç dhe ishte e nomimuar për dy çmime në “Grammy”, çmime që i fitoi të dyja, u diagnostikua me kancer. Ditën e ndarjes së çmimeve ajo kishte kryer disa analiza, të cilat tregonin se në trupin e saj kishte disa qeliza kanceroze. Pasi mjekët ia kishin komunikuar këtë fakt kishte shpërthyer në lot. Grimiereve i ishin dashur katër seanca për t`i bërë grimin pas lotëve që nuk ndalnin.
Fatmirësisht pak ditë më vonë ishte zbuluar se analizat ishin ngatërruar, por Kelly provoi një përzierje emocionesh: “Si mund të ma shkatërronin atë ditë?”. Gjithsesi në fund ishte e lumtur që, ishte e shëndetshme.
Burimi i fotos: http://media1.s-nbcnews.com/i/newscms/2016_08/990836/kelly-clarkson-american-idol-today-160226-tease-03_3663c0f3e65133235b135d60031ab858.jpg