Aktualitet

Profili i rremë në Facebook vë në lëvizje policinë

Për shkak të një profili të rremë në Facebook, Komanda e Operacioneve Speciale e quajtur, “Special Operations Command” (SEK) në Hanover, hyri në apartamentin e një 41-vjeçari në Gifhorn. Në qasjet e policisë, mbrëmjen e së premtes u bë e qartë se burri në fjalë nuk i përkiste një sekti islamik siç në fillim ishte dyshuar. Në profilin e Facebook kishte referenca të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS) dhe në foto një person të maskuar me pistoletë, por 41-vjeçari tregoi se nuk e kishte krijuar ai. Kush e kishte krijuar dhe përse, mbetet ende e paqartë.
Hetuesit kishin menduar se pronari i profilit mund të planifikonte ndonjë sulm terrorist. Një numër telefoni ishte ai që e çoi policinë në njeriun nga Gifhorn.
Policia fillimisht ka pasur një kërcënim konkret. Për këtë arsye ishte dhënë një urdhër kërkimi nga Gjykata për të kontrolluar në apartamentin e 41-vjeçarit. Policia kishte frikën se personi mund të ishte i armatosur dhe mund të përbënte një kërcënim serioz për ta gjatë ndërhyrjes. Kjo ishte edhe arsyeja përse titullari vendosi të bënte një kërkesë për komandën e misionit të posaçëm nga Hanover.

Shtetasi nga Gifhorner ka fituar të drejtën për kompesim.
I arrestuari në mënyrë të padrejtë, sipas policisë është një shtetas gjerman pa histori migrimi, i cili nuk ka lidhje me Islamin, aq më pak me rrethin islamik. Gifhorn nuk ka as linjë interneti. Pavarësisht kësaj 41-vjeçari nuk është krejt i panjohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë në vjedhje dhe abuzimin me drogën. Ai nuk është kompesuar deri tani.
Vetëm përpara disa ditësh oficerët e SEK kanë arrestuar dy të dyshuar si terrorist islamik në një operacion në Gottingen.

Burimi i lajmit dhe fotos: http://www.ndr.de/nachrichten/niedersachsen/braunschweig_harz_goettingen/Gefaelschtes-Facebook-Profil-fuehrt-zu-SEK-Einsatz,gifhorn280.html