Pasditja e djeshme ka qenë e mbushur me lajme të shpërndara në formë thashethemesh dhe të pabazuara në fakte, përsa i përket Marinës dhe Getoarit. Nisur nga një “qetësi fotosh” në rrjete sociale, mediat aluduan se çifti do të jetë ndarë.
Më pas treguan se burime pranë çiftit e kishin mohuar këtë lajm dhe se ata ishin të lumtur dhe momentalisht ndodheshin bashkë në Kosovë.
Nëse dikush nuk publikon foto për një kohë të caktuar, nuk do të thotë që domosdoshmërisht është ndarë. Madje Marina dhe Geti kanë qenë gjithnjë të rezervuar përsa i përket postimit të fotove së bashku.