ShowBiz

Juliana Pasha ka rrëfyer pengun e jetës

Juliana Pasha ka qenë e ftuar në programin “E Diell” ku ka folur më shumë rreth nisjes së karrierës. Ajo ka treguar për pengun e saj. Ka qenë viti 1998 kur mori pjesë për të parën herë në festivalin e fundvitit. Adi Krasta ka qenë në atë kohë prezantues i festivalit. Të dy bashkë kanë treguar se si e madhja Vaçe Zela doli të kërkonte Julin nëpër korridore. Ajo kishte takuar Adin, të cilit i kishte thënë se po kërkonte Juliana Pashën, vajzën që do të bëhej shumë e famshme për shkak të zërit të saj.
Juli vazhdoi rrëfimin duke treguar se fitoi çmimin e “Zërit më të mirë”, që e krijoi enkas Vaçe për të. Mirëpo kur ajo u ngjit në skenë Vaçe kishte zbritur në sallë, pa mundur të takoheshin. Ky është ndoshta pengu i saj më i madh edhe pse ndihet e nderuar, që talenti i saj dhe zëri i pamohueshëm u identifikuan dhe vlerësuan nga një ikonë si Vaçe Zela.

Intervista:

https://www.youtube.com/watch?v=dJpiMlntO7s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dJpiMlntO7s