ShowBiz

Çfarë mendon Silvana Braçe për moderatoret e reja të ekranit?

Silvana Braçe është padyshim një ndër ikonat e televizionit. Ajo ka qenë pjesë e çdo familjeje për vite me radhë, por prej kohësh është shkëputur nga televizioni. Që nga lindja e djalit dhe deri sot ajo është marrë me aktivitete dhe prezantime jashtë televizionit, por që sërish është ndjerë e plotësuar. Nuk ka hequr dorë nga prezantimi asnjëherë. Prezantuesja ka treguar për gazetën “Shekulli” se rikthimi i saj në televizion është diçka që nuk varet nga ajo dhe ka folur me rezerva përsa i përket moderatoreve të reja. Ajo ka treguar se shpeshherë ato janë një shembull jo i mirë dhe në këtë mënyrë i çorientojnë brezat.