Roza Lati rriti përmasën e gjinjve të saj dhe këtë fakt e bëri menjëherë publik. Sipas saj kjo është diçka që do të kuptohej dhe ndaj nuk mund ta mbante sekret. Ajo ka realizuar një intervistë live në rrjete sociale me fansat e saj ku i është përgjigjur disa pyetjeve. Në kushtet e ndërhyrjeve të tilla estetike gjithmonë qëndron problemi se si prindërit do ta presin vendimin. Roza ka treguar se Rita, e ëma e ka pritur mirë. Madje ajo vetë u ka kërkuar mjekëve që t`ia çojnë në numrin 3 përmasën. Kjo ka qenë e pamundur për shkak të bustit të ngushtë të Rozës, por gjithsesi rëndësi ka ideja. Rita ka qenë gjithmonë mirëkuptuese ndaj së bijës dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë për t`u marrë shembull.