Bora Zemani ka dhënë një lajm të mirë. Ajo ndodhet në pritjen e ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Së bashku me bashkëshortin DJ Vin Veli do t`i dhurojnë djalit të tyre një motër, ose vëlla.
Moderatorja ka dhënë lajmin e mirë përmes një fotoje në të cilën ka fotografuar barkun që ka nisur të shfaqet. Ajo ka treguar se ende nuk janë në dijeni të gjinisë së fëmijës.
Urime për familjen!
Burimi i fotos: By Nina Matthews – Flickr: head to head, CC BY 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=16118447