ShowBiz

Largohet Ardit Gjebrea nga Shqipëria?!

Moderatori i njohur ka fluturuar mbrëmjen e djeshme. Ai ka postuar një foto direkt nga avioni, por nuk ka shpjeguar diçka në lidhje me destinacionin, apo arsyen e udhëtimit. Ndjekësit e kanë pyetur me kuriozitet, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Fundjava është një moment i papërshtatshëm për të udhëtuar, pasi Arditi duhet të jetë në program, por ditët e tjera mund të jenë një mundësi e mirë. Megjithatë ky udhëtim mund të jetë edhe për çështje pune. Kujtojmë se pak kohë më parë Arditi shprehu se do ta ndiqte një prej historive të rubrikës “Ka një mesazh për ty“ deri në Itali.

Të jetë vallë ky destinacioni?

https://www.instagram.com/p/BQgJcbFDZ4d/?taken-by=arditgjebrea&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BQgJcbFDZ4d/?taken-by=arditgjebrea&hl=en

Burimi i fotos: By Kathryn Greenhill – Flickr: All our luggage, CC BY-SA 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=24414738