ShowBiz

Rita Latit nuk i pëlqen gjoksi i Rozës – Do të ketë një operacion të dytë?

Roza Lati bëri një ndërhyrje në gjoks pak ditë më parë duke e rritur numrin e saj. Rita, e ëma ishte mjaft suportuese ndaj saj, por pasi gjithçka ka përfunduar ka mbetur e pakënaqur. Ajo ka dashur që Roza ta kishte rritur edhe pak më tepër. Këtë gjë ia kishte kërkuar edhe mjekëve në konsult, por ata nuk ia kishin sugjeruar për shkak të bustit të ngushtë të së bijës.
Megjithatë Rita nuk heq dorë. Në një lidhje direkte në Instagram që ëmë e bijë kishin realizuar për fansat e përbashkët, Rita kishte insistuar duke e pyetur Rozën përse e rriti aq pak.

Në këto kushte a do të ketë një ndërhyrje të dytë për Rozën?