Tekstshkruesi i mirënjohur Agim Doçi ka qenë i ftuar së bashku me Pirro Çakon në një intervistë për Parashqevi Simakun. Në kushtet kur ajo është e sëmurë, ishin ata që kujtuan disa prej momenteve më pikante të marrëdhënies së tyre profesionale me Parashqevin. Ikona e muzikës shqiptare duket se vendoste kushte për këngët që këndonte. Për këngën “E duam lumturinë” Simaku kishte vendosur dy kushte, së pari riorkestrim dhe së dyti të kishte një fustan rozë.
Të dy kushtet u plotësuan. Tekstshkruesit iu desh të vidhte perdet rozë të komitetit për t`i qepur fustanin e dëshiruar Parashqevisë. Ata kanë treguar se ajo kujdesej shumë për detajet dhe sidomos për paraqitjen, pasi këtë e shikonte si një formë respekti ndaj audiencës.
Për më tepër kjo është intervista rreth ikonës së muzikës:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=51vEg5xVFHE
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Zkna7z0O7ow
Burimi i fotos: Top Channel