ShowBiz

E vërteta e sherrit virtual të Hervin Çulit dhe Robert Ndrenikës

Robert Ndrenika dhe Hervin Çuli janë diskutuar gjatë këto orët e fundit. Kanë qenë disa komente në Facebook, që kanë nisur edhe fjalët e mediave të ndryshme për një debat. Në një status të drejtorit të Teatrit, ka komentuar ikona e kinematografisë, Robert Ndrenika. Fjalitë e shkëmbyera mes tyre janë cilësuar si batuta ngacmimi të zakonshme, sipas një sqarimi që më pas ka bërë vetë Çuli.
Në komentin e tij Ndrenika shkruante: “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori???” dhe Çuli ia ka kthyer: “Që kur niveli yt ikonë zbriti këtu ku je…”
Më pas kanë vërshuar komentet, ofendimet dhe kërcënimet në adresë të Hervinit. Ai ka shkruar një tjetër status ku sqaron situatën.

Burimi i fotos së Ndrenikës: https://i.ytimg.com/vi/rbmOFAwdPs4/maxresdefault.jpg