“Drejtoresha e Tatimeve”, siç të gjithë e njohin, ose siç vërtetë quhet Delinda Zhupa, ka sjellë në jetë pak ditë më parë fëmijën e saj. Djali lindi i shëndetshëm dhe aktorja e lumtur realizoi lidhje direkte për “Pasdite në Top Channel”. Gjatë intervistës së shkurtër që dha nga materniteti dallohej djali që flinte në krevat, por nuk dukej ende fytyra e tij.
Ka qenë bashkëshorti i aktores, Eldo Disha, ai që ka publikuar foton e parë të të birit.
“Gjumë me babushin e vet”, ka shkruar ai.