ShowBiz

Çështja e sulmit të Ledri Vulës – Getoari midis dy zjarresh

Është zhvilluar pak ditë më parë gjyqi mbi sulmin që i është bërë në vitin 2012 Ledri Vulës. Në atë kohë, siç Ledri ka rrëfyer në gjyq, ndodhej në makinë me Getoarin dhe ishin duke shkuar për në studion muzikore. Ora shënonte 2 e mëngjesit, kur përpara tyre kanë dalë shtetasit Krenar Çoçaj dhe Gazmend Mirena. Ata e kanë sulmuar me mjete të forta. Ka qenë një shufër metalike dhe një pjesë e revoles që e kanë gjakosur Ledrin. E gjitha kjo është bërë për shkak të faktit se Krenar Çoçaj, në atë kohë i dashuri i Dafina Zeqirit dhe sot i dashuri i Luanës ka menduar se Ledri ishte në lidhje me Dafinën.
Në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Prishtinës Getoari ka munguar duke mos dëshmuar si dëshmitar në ngjarje. Media të ndryshme thonë se ai ndodhet në vështirësi në këtë moment pasi Krenar Çoçaj është në lidhje me kunatën e tij Luanën.

Çështja vazhdon të qëndrojë e hapur dhe kjo është video nga gjyqi:

https://www.youtube.com/watch?v=wrCgB8Ab7n4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=wrCgB8Ab7n4