Soni Malaj ka reaguar pas disa titujve dhe lajmeve për të. Siç dihet ajo është prej kohësh në një lidhje të bukur dashurie dhe asnjëherë nuk i është fshehur publikut. Megjithatë për hir të përfitimit të disa mediave është abuzuar me emrin e saj dhe janë publikuar disa foto, të cilat nuk janë as koherente.
Një revistë ka publikuar foto të fundit të vitit të shkuar, duke i prezantuar si të sotme, në të cilat Soni shfaqet e lumtur në krahët e të fejuarit të saj Klevit. Titujt dhe etiketimet nuk i kanë pëlqyer artistes, e cila ka reaguar dhe e ka demaskuar gazetaren dhe lajmin e saj.
Fotot janë realizuar në festën e “Kënga Magjike”, ku artistët kanë shijuar fitoret. Të publikuara kaq kohë më vonë ato nuk përbëjnë interes publik.
Ky është postimi i Sonit dedikuar këtij fenomeni:
https://www.instagram.com/p/BQ-7cthDbAt/?taken-by=soni_malaj&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BQ-7cthDbAt/?taken-by=soni_malaj&hl=en