ShowBiz

Aktorja e famshme është shtatzënë?!

Nuk është hera e parë që Jennifer Aniston është shtatzënë në lajme. Ajo nuk ka pasur asnjëherë fëmijë dhe nuk ka deklaruar asnjëherë një shtatzëni, por mediat gjithmonë kanë dyshuar. Sa herë që aktorja ka fituar disa kilogramë më shumë është aluduar rreth një fëmije.
Këtë herë ka qenë e ëma e Paris Hilton, që ka shkruar se aktorja ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar”, pasi ndodhet në pritje të ëmbël të një vajze. Zonja ndoshta do ta ketë ngatërruar me Natalie Portman, e cila është shtatzënë dhe nuk ishte e pranishme në event. Gjithsesi nga Aniston nuk ka pasur asnjë reagim.

Burimi i lajmit dhe fotove: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-4265852/Kathy-Hilton-calls-sex-Jennifer-Aniston-s-baby.html

Burimi i fotos në krye: https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/7/7c/Swanger_vrou2.jpg