Majkit i është sosur durimi me portalet. Këtë herë ai ka vendosur të flasë e t`i japë një mesazh të fuqishëm atyre që abuzojnë me emrin e tij. Ka qenë një lajm i publikuar pak orë më parë që tregonte se Majki në një program kishte folur mbi shtatzëninë e ish të dashurës së tij Majlindës. Kjo siç duket ishte bërë me qëllim reklamimin e programit, duke qenë se ende nuk ishte transmetuar. Megjithatë Majk nuk e ka lejuar që diçka e tillë të ndodhë. Ai ka treguar se për jetën private nuk ka folur e as nuk do të flasë në vazhdimësi, pasi gjëra të tilla i takojnë vetëm atij.
Ky ishte postimi që e mërziti:
https://www.instagram.com/p/BRIvyDPBNva/?taken-by=majkaveli&hl=enLink: https://www.instagram.com/p/BRIvyDPBNva/?taken-by=majkaveli&hl=en