Iva Tiço është një figurë e dashur e televizionit, por që rrallëherë flet për familjen e saj. Ishte atmosfera e 8 Marsit që e bëri të postonte një foto, në të cilën gjendej në krahët e së ëmës. Në atë kohë ajo ishte ende foshnje.
“Meqë mama ka qenë pjeshkë por unë nuk ia them kurrë, ja t`ia bëjmë qejfin këtu ku ajo nuk ka nga ta marrë vesh!! Dhe komenti më i paparë që erdhi dje sa u shfaq foto: ‘po ju jeni e adoptuar’”, shkroi Iva.
Sigurisht që ka qenë një koment humori, pasi Iva është një zonjushë simpatike, pavarësisht faktit se ka marrë më shumë nga i ati.
Kjo është nëna e saj:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BSvI2j9gqnG6DoBbWoCghgmQ-iNTWajJXaeyVg0/?taken-by=ivatico