Shkencëtarët janë munduar të zbulojnë origjinën misterioze të këtyre sekuencave radiofonike ekstremisht të shkurtra. Valët Radiofonike misterioze mund të jenë shenja të teknologjisë së përparuar të qytetërimeve jashtëtokësore. Të dy shkencëtarët e Harvardit, Avi Loeb dhe Manasvi Lingam, janë subjekt i kësaj hipoteze në një artikull të hulumtimit të tyre, që do të dalë në “Astrophysical Journal Letters”. Ata kanë llogaritur sasinë e energjisë së nevojshme për të ndërtuar një radio transmetues, sinjalet e të cilit do të mund të regjistrohen larg dhe jashtë një galaktike. Një ndërtim i tillë është larg nga mundësitë tona, por kjo është e mundshme dhe nuk kundërshton ligjet fizike.
Fenomene të pashpjegueshme qiellore
Të parat të ashtuquajtura shkurt RadioBlitz (Valë radiofonike të shkurtra dhe të shpejta) ose Fast Radio Burst (FRB), (shpërthime valore radiofonike), u vunë re vetëm në vitin 2007. Vetëm në një prej tyre mund të lokalizohet burimi, një xhuxh galaksi rreth 3 bilionë vite drite larg. Të tjerët duket sikur vijnë nga galaksi të largëta. Ka disa ide rreth origjinës së tyre, por asnjë nuk mund të vërtetohet deri tani. Rrufeja mund të gjenerohet nga shkrirja e dy neutron yjesh ose nga vrimat e zeza masive. Për shkak të kohëzgjatjes së tyre të shkurtër, vendi i saktë i origjinës së tyre është i vështirë të përcaktohet.
Në momentin që nuk ka asnjë shpjegim të kënaqshëm të origjinës së tyre natyrore, një origjinë e mundshme artificiale vlen për t`u kontrolluar. Kjo është arsyeja përse studiuesit kanë llogaritur se energjia është e nevojshme për të nxitur një transmetues. Fakti se rrezet e diellit bien në një sipërfaqe dy herë më të madhe se ajo e tokës, është i mjaftueshëm. Kjo në të vërtetë i tejkalon burimet njerëzore, por nuk është e pamundur në parim.
Nxit udhëtimin ndëryjor?
Shpjegimi më bindës për një transmetues të tillë është një pajisje që gjeneron forcë motorike të anijeve kozmike për udhëtime ndëryjore. Një anije kozmike në formën e velave mund të vihet në lëvizje nga presioni i radiacionit të një transformatori kaq të fuqishëm. Energjia është e mjaftueshme për të dërguar një anije kozmike me masë 1 milion tonë në udhëtime ndëryjore. Për të bërë të mundur përshpejtimin e pajisjes ky transformator do të duhej që në mënyrë konstante të lëshojë sinjal drejt anijes kozmike. Por për shkak të lëvizjeve relative në lidhje me tokën ne do mund të regjistronim vetëm frekuenca të shkëputura të këtij sinjali. Për këtë arsye frekuencat e shpeshta të këtyre sinjaleve mund të çojnë në përfundimin se këto sinjale kanë origjinë artificiale.
Këto janë konsiderata spekulative, por që ia vlejnë të publikohen.
Burimi i lajmit dhe fotos: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Astronomie-Mysterioese-Radioblitze-koennten-ausserirdische-Raumschiffe-antreiben-3649246.html
Foto nga: Artistic illustration of a solar sail (Picture: M. Weiss / CfA)