Fiori Dardha dhe bashkëshorti i saj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak ditë më parë. I pranishëm në dasmën interesante ishte edhe djali i çiftit, Abel.
Ajo që u vu re ishte mungesa e bashkëpunëtores më të afërt të Fiorit, Rozana Radi. Ato të dyja janë moderatore të programit investigativ “Boom” dhe miqësia e tyre zë fill shumë vite më parë.
Rozi ka sqaruar për programin radiofonik “Hangover” se ndodhej në një koncert në Sarandë dhe ishte planifikuar prej kohësh ai event. Ajo ka treguar se ka shumë miqësi të ngushtë me çiftin, i cili e ka mirëkuptuar.