ShowBiz

Kur e gjithë familja kombinohet perfekt

Sabina Dana ka një famije të adhurueshme. Ajo dhe bashkëshorti Enea, u bënë prindër të Dahlin dhe tani që vogëlushja është rritur dhe ecën vetë i shoqëron prindërit në shëtitjet e tyre. Fundjava është e familjes kështu që të tre ata janë veshur sport dhe kanë shkrepur edhe një foto. Ajo që të mrekullon së tepërmi është kombinimi i familjes. Të tre me xhinse, lëkurë të zezë dhe atleta të bardha.

Zakonisht kombinohen baballarët me djemtë, ose nënat me vajzat, por kur e gjitha familja vishet gati njësoj kjo është tepër e bukur.