ShowBiz

Olta Boka nuk është vetëm këngëtare – Kjo është puna e saj prej 7 muajsh

Olta Boka nuk është vetëm këngëtare. Artistja prej 7 muajsh është duke bërë një tjetër punë përgjatë javës. Ajo është pjesë e administratës publike dhe ka shprehur për herë të parë emocionet e të punuarit në atë pozicion pune. Sigurisht që nuk ka hequr dorë nga muzika dhe mbrëmjet live, pasi të dyja punët nuk i ndërhyjnë në kohën e njëra-tjetrës.
“Të jesh e talentuar është fat! Meritë është të punosh përtej talentit! Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë! Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe dëshirë për të bërë më të mirën çdo ditë”, ka shkruar këngëtarja, tashmë edhe punonjëse administrate.

Postimi i saj:

https://www.instagram.com/p/BR2uy2zAmd2/?taken-by=oltabokaofficial

Link: https://www.instagram.com/p/BR2uy2zAmd2/?taken-by=oltabokaofficial