ShowBiz

Njihuni me motrën e Encës – Intervistë Ekskluzive me Uindin

Motra e Encës nuk është aq e panjohur. Ajo është diskutuar së fundmi në media për shkak të talentit të saj si makeup artist. Uindi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm duke hapur studion e vetë të trajtimit. Është vetëm 17 vjeç dhe tashmë ka një përgjegjësi jo të vogël mbi supe. Ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për “ArkivaNews”, ku ka folur për biznesin, pasionin, familjen si dhe marrëdhënien me Encën. Për ta njohur më shumë Uindin lexoni më poshtë intervistën e saj.

Kjo është intervista me të:

1. Lajmi i hapjes së një biznesi, ekzaktësisht studio makeup-i u përhap me shpejtësi të madhe. 17 vjeç dhe me një biznes krejtësisht tëndin, a ndihesh me fat për këtë gjë?

Sigurisht që ndihem me fat sepse më është dhënë një mundësi e madhe, veçanërisht në këtë moshë, gjë të cilën e kam marrë seriozisht dhe planifikoj ta vazhdoj në të ardhmen.

2. Kur e kuptoi Uindi që dëshironte të bëhej një makeup artist?

Unë që e vogël jam marrë me pikturë dhe kam ndjekur kurse rreth artit. Duke u rritur, filloi të më tërhiqte makeup-i dhe nisa ta aplikoja atë tek vetja. Më pas fillova të bëja makeup tek shoqëria ime e ngushtë dhe reagimet pozitive të tyre dhe familjes time më shtyn që unë ta konsideroja këtë gjë seriozisht.

3. Nuk mund të mos përmendim faktin se jeni motra e këngëtares së famshme Enca, sa të ka ndihmuar motra për të realizuar ëndrrën tënde?

Motra ime ka qenë inspirimi kryesor dhe një nga motivueset më të mëdha që unë të merresha me makeup .

4. Në një moment kur Enca është pjesë e një tregu ndërkombëtar dhe Uindi me një biznes privat, dy superarritje këto, çfarë mendojnë prindërit tuaj?

Prindërit tanë janë shtylla jonë kryesore dhe ndihen krenarë për arritjet tona.

5. E bukur, e talentuar dhe punëtore, çfarë do të kërkoje më tepër?

Faleminderit! Jam shumë kërkuese ndaj vetes dhe qëllimi im kryesor është që të përmirësohem gjithnjë e më shumë.

6. Të pasurit e studios do kërkojë një angazhim maksimal nga ana juaj sigurisht, por mendon se do të ndikojë kjo te mësimet dhe shkolla?

Duke qëne se studioja është një angazhim serioz për mua, më kushton kohë, por siç më ka mësuar Enca përpiqem të mbaj një balancë midis studios dhe shkollës.
Momentalisht punoj me orare derisa të kem mundësinë që t`i dhuroj kohën maksimale

7. Cilat janë planet e Uindit për të ardhmen e afërt?

Përveç impenjimeve më të mëdha për studion, do të jenë ndjekjet e shumta të seminareve të disa makeup artistëve më të mëdhenj mbarë botërorë.