ShowBiz

Zbulohet pas 20 vitesh intervista e fundit e Parashqevi Simakut

Parashqevi Simaku ka bëri histori në muzikën shqiptare dhe emrin e saj e njohin të gjithë brezat. Pavarësisht kësaj ajo është larguar prej vitesh në Amerikë dhe prej intervistës së fundit dhënë për Rudina Xhungën nuk është shfaqur më në publik. Ishte viti 1992 kur iku dhe në 1997-ën ka dhënë intervistën e fundit. Pikërisht 20 vite më pas zbulohen se çfarë thoshte artistja në atë kohë për familjen, karrierën dhe jetën në Amerikë.
Parashqevija tregonte se 14 Shkurti i vitit 1996 ishte dita më e lumtur e jetës së saj, pasi bashkëshorti amerikan Robert i kishte propozuar për martesë. Më pas kishte rrëfyer jetën në Amerikë, përkushtimin total te muzika dhe planet për të hyrë në tregun muzikor amerikan. Ndër të tjera artistja kishte rrëfyer edhe për lidhjen që kishte pasur në Shqipëri me një djalë që synonte politikën dhe që botëkuptimet e tyre ishin të ndryshme.
Prej kësaj interviste Parashqevi Simaku nuk foli më publikisht.

Burimi i lajmit: http://www.dritare.net/2017/03/28/parashqevi-simaku-ju-rrefej-ameriken-time/1

Burimi i fotos: © Ivo Lowis https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1026786436961&set=pb.1444291738.-2207520000.1490774816.&type=3&theater