Aktualitet

Dyshime për shkelje – Përpjekje për të shkuar kundër YouTube

Një zotërues kanali në YouTube (YouTuber) tregoi produktet e veta në videot e tij. Ndaj Instituti Shtetëror Përgjegjës për Mediat e ka ngritur çështjen si shkelje të ligjit të transmetimit.
Medienanstalt Hamburg / Schleswig-Hostein (MA HSH) ka nisur një procedurë media-ligjore kundër YouTuber “Flying Uwe” me bazë në Hamburg. Operatori i dy kanaleve në YouTube me pothuajse 1.4 milionë subscribers (abonues) është pronar i një kompanie.

Sipas Medienanstalt, ai paraqiti produktet e veta në videot e tij, por në mënyrë të qartë nuk i ka shënuar ato si reklama. Pas një ftese nga MA HSH në Nëntor të vitit 2016, ai i përshtati pjesërisht videot me përshkrime. Megjithatë sërish në videot ku paraqit produktet e veta, etiketat për reklamat mungojnë ende.

Afatet ligjore për të
Sipas Medienanstalt, operatori i kanalit po cënon rregullat e reklamave të nenit 58 (3) të Rundfunkstaatsvertrag (RStV). Neni 49, paragrafi 2 i RStV parashikon një gjobë deri në 500.000 euro për shkelje të këtij lloji.
KK MSH ka regjistruar edhe 30 raste të tjera të zotëruesve të kanaleve dhe i ka informuar për zbatimin e rregullores së reklamave. Në një dokument, Landesmedienanstalten ka nxjerrë edhe rekomandime për shënimin e reklamave. Kështu që në parim kjo duhet të jetë e lehtë dhe të njihet nga të gjithë.

Aktivitete të tjerë biznesesh të kanalëve të tjetë në YouTube janë kritikuar shpesh. Por kur diçka e tillë bëhet zakon, kjo nuk ka të bëjë më vetëm me reklamimin e padrejtë dhe të ashtu-quajturin “ndikues marketingu”. Kështu Komisioni për Autorizim dhe Mbikëqyrje (ZAK) i institucioneve të medias e ka klasifikuar kanalin Twitch.tv dhe PietSmietTV si një ofertë e lejuar transmetimi.

Burimi i lajmit: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Verdacht-auf-Schleichwerbung-Medienwaechter-gehen-gegen-YouTuber-vor-3670185.html
Burimi i fotos: Screeshoot nga kanali. Marrë nga: https://1.f.ix.de/scale/geometry/695/q75/imgs/18/2/1/7/2/4/1/9/FlyingUwe-469cb852a5d2c005.png