Ditën e djeshme ka pasur 45-vjetorin Erion Braçe dhe Edi Rama e ka uruar përpara se të niste me fjalimin.
“Motra dhe vëllezër socialistë dua ta nis me një urim, një urim special për një socialist të flaktë, bashkëpunëtor të palodhur, deputet shembullor, shok besnik dhe nevrik, i cili sot mbush 45 vjeç, Erjon Braçe. Përveç të gjitha të tjerave, Erjoni është dhe një juventin i paepur dhe meqë Partia Socialiste është bërë si Juventusi, që vetëm fiton dhe mbas çdo fitoreje akuzohet nga kundërshtarët e lodhur se fiton me hile, ky është vendi i duhur për t`i bërë Erionit dhuratën e 45-vjetorit. Ky është albumi i historisë së lavdishme të Juventusit që e kanë firmosur Gigi Buffon, Gonzale Iguan etj me radhë. Erion hajde merr librin”, tha Rama.
Ndërkohë që përgjatë gjithë këtij urimi Braçe ishte i përlotur dhe po aq i prekur iu drejtua podiumit. Emocionues ishte momenti për shumë të pranishëm, por edhe për Edi Ramën. Pati gjithashtu një moment përlotjeje për të.
Foto të shkëputura nga momenti:
Burimi i fotove: Marrë nga video: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154614417521523/
Burimi i fotos në krye: https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523.288499.138734771522/10154615632066523/?type=3&theater