Kompeticioni muzikor “Shkodra Fest” do të vijë së shpejti. Organizatori dhe producenti i speklaklit, Eli-G është duke zbuluar pak nga pak detajet e kuruara me kujdes. Çdo gjë duket se është gati dhe prej pak ditësh ai ka zbuluar moderatoren që do të udhëheqë spektaklin. Bëhet fjalë për gazetaren simpatike Lindita Martini. Ajo e ka dhënë vetë lajmin së bashku me producentin përmes një videoje.
Kujtojmë se festivali do të zgjasë për 2 muaj dhe do të ndahen shumë çmime. Këngëtarët pjesëmarrës janë duke u përgatitur për të dhënë më të mirën.